Zelenski: Kemi kapur ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut, po i marrim në pyetje në Kiev
- Ushtarët ukrainas kanë kapur ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut të Rusisë, bën të ditur presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
- Post By Fami Bajrami
- 14:21, 11 janar, 2025
![Zelenski: Kemi kapur ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut, po i marrim në pyetje në Kiev](https://mia.mk/images/20250111142115_big_730x400_96.webp )
Kiev, 11 janar 2025 (MIA) – Ushtarët ukrainas kanë kapur ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut të Rusisë, bën të ditur presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
“Këta janë dy ushtarë të cilët pavarësisht plagëve, mbijetuan. Ata janë transferuar në Kiev dhe po merren në pyetje nga hetuesit e Shërbimit për siguri të Ukrainës. Nuk ka qenë detyrë e lehtë: zakonisht rusët dhe ushtarët e tjerë të Koresë së Veriut i vrasin shokët e tyre dhe bëjnë gjithçka për të parandaluar provat e pjesëmarrjes së një shteti tjetër – Koresë së Veriut – në luftën kundër Ukrainës”, shkroi Zelenski në Fejsbuk.
Lideri ukrainas ndau gjithashtu edhe fotografi ku shihen ushtarët e kapur dhe dokumentet e tyre. Ai falënderoi anëtarët e Grupit taktik nr. 84 të Forcave për operacione speciale të Forcave të armatosura të Ukrainës dhe parashutistët që kapën këta ushtarë.
foto: X