• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Kemi çliruar 160 kilometra katrorë dhe shtatë vendbanime në rajonin e Donjeckut

Zelenski: Kemi çliruar 160 kilometra katrorë dhe shtatë vendbanime në rajonin e Donjeckut

Kiev, 18 shtator 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi sot se trupat ukrainase kanë çliruar 160 kilometra katrorë territor dhe shtatë vendbanime gjatë operacionit në rajonin e Donjeckut, në Ukrainën lindore.

"Hap pas hapi, ushtarët po çlirojnë vendin tonë: që nga fillimi i operacionit, 160 kilometra katrorë dhe shtatë vendbanime janë çliruar tashmë. Më shumë se 170 kilometra katrorë dhe nëntë vendbanime janë pastruar nga pushtuesit. Pothuajse njëqind pushtues janë kapur dhe vetëm në javët e fundit, forcat ruse kanë pësuar mijëra humbje - të plagosur dhe të vdekur", vuri në dukje Zelenski.

Presidenti ukrainas vizitoi sot ushtarët në rajonin lindor të Donjeckut, epiqendra e luftimeve kundër forcave ruse.

"U takova me ushtarët tanë që morën pjesë në kundërsulmin në Dobropole", shkroi Zelenski sot në rrjetet sociale, duke shtuar se i falënderoi ata për guximin dhe përkushtimin e tyre.

Trupat ruse hynë me sukses më thellë në rajon në gusht, përpara se të ndaleshin nga armata ukrainase disa ditë më vonë.

Ai shtoi se gjatë ditës së djeshme, në front u zhvilluan 184 beteja, gjysma e të cilave ishin në drejtim të Pokrovskut dhe Novopavlovskut. sa/

foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR