• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski ka kërkuar nga qeveria që t'i shfuqizojë kufizimet për udhëtim të burrave të moshës ndërmjet 18 dhe 21 vjet

Zelenski ka kërkuar nga qeveria që t'i shfuqizojë kufizimet për udhëtim të burrave të moshës ndërmjet 18 dhe 21 vjet

Kiev, 12 gusht 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi se ka kërkuar nga qeveria që t’i shfuqizojë kufizimet për udhëtim të cilat kanë të bëjnë me burrat ukrainas të moshës prej 18 deri 21 vjet. 

“Mendoj se kjo punë pozitive edhe do tu ndihmojë shumë të rinjve ukrainas që ta ruajnë lidhjen e tyre me Ukrainën dhe të realizohen në Ukrainë, veçanërisht në sferën e arsimit”, bëri të ditur ai në kumtesë. 

Shumica e burrave të moshës ndërmjet 18 dhe 60 vjet janë të kualifikuar për shërbim ushtarak, ndërsa ukrainasve në atë grupmoshë për momentin nuk u lejohet që të udhëtojnë jashtë vendit sepse vendi ende është në gjendje lufte për shkak të luftës me Rusinë, e cila zgjat rreth tre vjet e gjysmë. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR