Zelenski ka hedhur posht marrëveshjen për minerale me SHBA-në
- Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski deklaroi se ka urdhëruar që ministrat e tij të mos nënshkruajnë marrëveshje, me të cilën SHBA-së do t'i mundësohet qasje në mineralet e vlefshme dhe të rralla të Ukrainës, duke sqaruar se dokumenti ishte tepër i përqëndruar në interesat e SHBA-së.
- Post By Besnik Shuki
- 16:59, 16 shkurt, 2025

Mynih 16 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski deklaroi se ka urdhëruar që ministrat e tij të mos nënshkruajnë marrëveshje, me të cilën SHBA-së do t'i mundësohet qasje në mineralet e vlefshme dhe të rralla të Ukrainës, duke sqaruar se dokumenti ishte tepër i përqëndruar në interesat e SHBA-së.
"Për mua është shumë me rëndësi lidhja midis një lloj garancie sigurie dhe një lloj investimi", tha Zelenski.
Ai nuk hyri në hollësira se pse u ka urdhëruar zyrtarëve të tij të mos nënshkruanin dokumentin, i cili u është dhënë autoriteteve ukrainase të mërkurën nga sekretari amerikan i Financave, Skot Basent gjatë vizitës në Kiev.
Marrëveshja e propozuar ishte pjesë kyçe e bisedimeve të Zelenskit me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Xhej Di Vens në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Ajo ka të bëjë me mënyrën se si SHBA-ja mund të shfrytëzojë pasurinë minerale të Ukrainës, si kompensim për mbështetjen e dhënë deri tani për Ukrainën nga administrata e Bajdenit dhe si një lloj avansi për ndihmën e ardhshme, deklaruan zyrtarët ukrainas.
Ukraina ka rezerva të mëdha mineralesh, që përdoren në industrinë e hapësirës ajrore, të mbrojtjes dhe bërthamore. bsh/
Фото: ЕПА