• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski kërkon negociata urgjente midis qeverisë polake dhe ukrainase për zhbllokimin e kufirit

Zelenski kërkon negociata urgjente midis qeverisë polake dhe ukrainase për zhbllokimin e kufirit

Kiev, 21 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot bëri thirrje për bisedime urgjente mes qeverisë së tij dhe presidentit të Polonisë Andzhej Duda, kryeministrit Donald Tusk dhe Bashkimit Evropian që të zgjidhet bllokada e kufirit polako-ukrainas nga bujqit polakë të zemëruar, duke thënë se vetëm Moska ka interes nga tensioni, njoftuan agjencitë perëndimore. 

 "E kam lutur qeverinë tonë që të shkojë në kufirin mes dy vendeve tona sa më shpejt të jetë e mundur deri më 24 shkurt (dy vjetori i fillimit të pushtimit rus), tha presidenti ukrainas në një video, duke kërkuar që të njejtën ta bëjë edhe kryeministri polak Donald Tusk. 

“Vetëm Moska është e lumtur për këtë tension mes dy vendeve aleate”, theksoi Zelenski dhe shtoi se Kievi është i gatshëm të gjejë një zgjidhje pragmatike.

Bujqit polak janë të zemëruar nga importi i drithit të lirë ukrainas, nënvizojnë mediat britanike. qa

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR