• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski kërkon ndihmë shtesë nga SHBA-ja dhe e ftoi Trampin në Ukrainë

Zelenski kërkon ndihmë shtesë nga SHBA-ja dhe e ftoi Trampin në Ukrainë

Kiev, 5 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka ftuar SHBA-në që të ofrojë më shumë mjete për forcat e saja për t'iu kundërvënë Rusisë dhe ftoi ish presidentin amerikan Donald Tramp në Ukrainë për t'u siguruar me përmasat e konfliktit.

Zelenski tha se është e mundur që trupat amerikane në fund të mund të tërhiqen në një konflikt më të gjerë me Rusinë në Evropë nëse Uashingtoni nuk rrit mbështetjen e saj.

“Nëse Rusia na vret të gjithë neve, do t'i sulmojë vendet e NATO-s, ndërsa ju do t'i dërgoni djemtë dhe vajzat tuaja (të luftojnë)”, tha sot Zelenski në intervistën për En-Bi-Si.

Presidenti amerikan Xho Bajden i cili është demokrat kërkon nga Kongresi i vendit të miratojë propozim- ligj për financa shtesë në vlerë 106 miliardë dollarë, pjesa kryesore e të cilit do dedikohej në forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahej midis Izraelit, rajonit Indo-paqësor dhe sigurinë kufitare.

Dhoma përfaqësuese e SHBA-së ku dominojnë republikanët miratoi plan të saj. Javën e kaluar miratoi propozim- ligj me të cilën sigurohet ndihmë prej 14.3 miliardë dollarë për Izraelin, por kjo nuk përfshinë rritje të ndihmës për Ukrainën.

Foto EPA

QËNDRONI TË LIDHUR