Zelenski kërkon aksion kundër "terrorit ajror" të Moskës pas mbi 4.000 sulmeve brenda një jave
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë aksion, pas një jave në të cilën u kryen më shumë se 4.000 sulme ajrore ruse.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:54, 12 tetor, 2025
Kiev, 12 tetor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë aksion, pas një jave në të cilën u kryen më shumë se 4.000 sulme ajrore ruse.
"Moska i lejon vetes të përshkallëzojë sulmet e saj, duke përfituar hapur nga fakti që bota është e fokusuar në sigurimin e paqes në Lindjen e Mesme", ka shkruar Zelenski në platformën sociale Iks.
"Pikërisht nuk duhet të lejohet asnjë dobësim i presionit. Sanksionet, tarifat dhe aksionet e përbashkëta kundër blerësve të naftës ruse - atyre që financojnë këtë luftë - duhet të mbeten në tryezë", tha ai.
Sipas tij, kjo qasje mund të hapë rrugën për paqe të qëndrueshme në Evropë. "Bota mund ta garantojë këtë paralelisht me procesin e paqes në Lindjen e Mesme", shtoi presidenti ukrainas.
Ukraina prej kohësh bën thiirrje për sanksione, përfshirë kundër Kinës dhe Indisë, të cilat janë ndër blerësit më të rëndësishëm të naftës ruse.
Rusia ka intensifikuar “"errorin e saj ajror kundër qyteteve dhe komuniteteve tona, duke rritur sulmet ndaj infrastrukturës sonë energjetike", tha Zelenski. Ai tha se vetëm gjatë javës së kaluar, Rusia ka përdorur më shumë se 3.100 dronë, 92 raketa dhe rreth 1.360 bomba rrëshqitëse kundër Ukrainës.
"Dje në Kostjantinivka, një fëmijë u vra në një kishë nga një bombë ajrore", ka shkruar Zelenski. Autoritetet raportuan gjithsej katër vdekjesh në rajonin e Donjeckut, përfshirë dy në Kostjantinivka dhe dy në rajonin e Hersonit.
Sipas një videoje të postuar në internet nga Zelenski që tregon zjarre dhe shkatërrime, Rusia gjithë javën ka terrorizuar rajonet Sumi, Harkov dhe Donjeck.
Throughout this week, many regions of Ukraine have been under fire, and in many regions air raid sirens are now sounding again because of the threat of attack drones. Russia continues its aerial terror against our cities and communities, intensifying strikes on our energy… pic.twitter.com/OP5yhENGcS
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 12, 2025
Ukraina është ende duke kërkuar sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore të premtuara nga aleatët e saj. "Na duhet mbështetje e fortë nga partnerët tanë", thuhet në video-apel.
Forcat Ajrore Ukrainase raportuan sot më shumë se 100 sulme të reja me dronë rusë, pothuajse të gjitha të cilat u zmbrapsën.
Infrastruktura energjetike e Ukrainës ka qenë shënjestër sulmesh për ditë të tëra. Sipas Ministrisë së Energjisë në Kiev, shënjestrat kryesore të sulmeve ishin rajonet e Odesës në jug, Çernihivit në veri dhe Donjeckut në lindje. Autoritetet thanë se pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe të furnizimit me ujë. Rusia zhvillon një luftë kundër Ukrainës për më shumë se tre vjet e gjysmë.
Foto: Arkivi