• e enjte, 04 dhjetor 2025

Zelenski kërkoi nga anëtaret e NATO-s të mos lejojnë dërgesa të pjesëve për dronë në Rusi

Zelenski kërkoi nga anëtaret e NATO-s të mos lejojnë dërgesa të pjesëve për dronë në Rusi

Lubjanë, 13 tetor 2025 (MIA) - Nevojitet të bëhet presion ndaj prodhuesve të komponentëve për fluturake pa pilot dhe raketa në vendet-anëtare të NATO-s të cilat bashkëpunojnë me Rusinë, me qëllim që të ndalet dërgesa e tyre në Moskë, deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

"Duhet t'u bëjmë presion atyre përfaqësuesve të vendeve tuaja të cialt vazhdojnë të furnizojnë komponente kritike për dronë dhe raketa ruse. Asnjë raketë apo dron rus nuk mund të fluturojë pa pjesë nga vende të tjera", tha Zelenski gjatë video fjalimit drejtuar pjesëmarrësve në Asamblenë parlamentare të NATO-s në Lubjanë, transmetoi Ukrinform.

Ai theksoi se kjo nuk vlen vetëm për Kinën dhe Tajvanin, sepse disa komponente ende vijnë në Rusi nga vendet evropiane dhe nga vende tët jera të botës, ku disa "ende bashkëpunojnë me prodhues rusë të vdekjes".

"Ekipi ynë mund t'i sigurojë të gjitha faktet dhe ne jemi të gatshëm t'i ndajmë të gjitha informatat që ju nevojiten", tha Zelenski.

Ai u bëri thirrje anëtarëve të Asamblesë parlamentare të NATO-s t'i transmetojnë këto informata qeverive të veta.

"Me ndaljen e Rusisë, ju jo vetëm që do të ndihmoni të mbrohen jetët tona, por edhe veten", tha Zelenski.

Gjatë luftës, Rusia deri më tani ka shfrytëzuar mbi 7.000 dronë dhe 270 raketa të ndryshme, të cilat, sipas Ukrinform, kanë për,mbajtur rreth 676.000 komponente të prodhuara jashtë vendit. ab/

Fotо:МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR