• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski ju bëri thirrje aleatëve ta përshpejtojnë mbështetjen për Ukrainën

Zelenski ju bëri thirrje aleatëve ta përshpejtojnë mbështetjen për Ukrainën

Kiev, 17 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski sot ju bëri thirrje aleatëve që ta "përshpejtojnë" mbështetjen për vendin e tij, i cili ishte sulmuar nga Rusia para gati një viti, dhe theksoi se "nuk ka alternativë për fitoren e Ukrainës". 

“Ne kemi nevojë për shpejtësi. Shpejtësia në arritjen e marrëveshjeve, shpejtësia në dërgesat për të forcuar luftën tonë, shpejtësi në vendimet për të kufizuar potencialin rus. Nuk ka alternativë për shpejtësinë, sepse jeta varet nga ajo”, tha ai në video paraqitjen e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Zelenski shtoi se "nuk ka alternativë edhe për të mposhtur ukrainasit dhe Ukrainën në Bashkimin Evropian dhe NATO".

"Është e qartë se Ukraina nuk do të jetë faza e tij e fundit. Ai do ta vazhdojë ofensivën e tij drejt vendeve të tjera nga ish blloku sovjetik", tha Zelenski. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR