• e premte, 22 nëntor 2024

Zelenski: E diela ishte ditë e fuqishme e frontit, veçanërisht në Bahmut

Zelenski: E diela ishte ditë e fuqishme e frontit, veçanërisht në Bahmut

Kiev, 31 korrik 2023 (MIA) - Një funksionar i lartë ukrainas deklaroi se të dielën janë udhëhequr luftime të ashpra në pjesën verilindore të vendit, duke potencuar se forcat ukrainas i ruajnë linjat e tyre luftarake dhe kanë shënuar progres të suksesshëm në disa vende.

Në ndërkohë, armata ruse kumtoi se i ka ndaluar sulmet e forcave ukrainase në verilindje. Autoritetet ruse publikuan edhe se në përpjekjen e sulmit ukrainas me dronë mbi Moskën të dielën në mbrëmje, janë rrëzuar tre dronë, si edhe se është dëmtuar fasada e ndërtesës prej më shumë katave në të cilën janë vendosur zyrta e Qeverisë ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e përshkroi të dielën "si ditë të mirë, të fuqishme" në front, veçanërisht në linjën e konfliktit në Bahmut, "ku forcat ukrainase i kthejnë rajonet që janë ndërmarrë nga forcat ruse në maj".

Ukraina nuk e ndërmori drejtpërdrejtë përgjegjësinë për sulmet me fluturake pa pilotë, por Zelenski tha se lufta "gradualisht po kthehet në territorin e Rusisë, ndaj caqeve që kanë rëndësi simbolike".

Mbrëmë forcat ruse kryen një sërë sulmesh të reja ajrore gjatë natës të cilat e goditën "një ndërtesë jobanesore" në qytetin Harkov në Ukrainën verilindore, por sipas personave zyrtarë nuk ka viktima.

Zelenski publikoi se pas pastrimit të rrënojave në vendin e sulmit të së shtunës mbi qytetin Suma në Ukrainën e Veriut, në të cilin ishte goditur një shkollë, u konfirmua se jetën e kanë humbur dy persona. 

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Maliar tha se forcat ruse janë përpjekur t'i shtyjnë ushtarët ukrainas nga "pozitat e avancuara" në Ukrainën verilindore, të cilat forcat ruse i pushtuan në fillim të konfliktit me Ukrainën në shkurt të vitit 2022, në të cilat më vonë u kthyen nën kontrollin e forcave ukrainase.

Maliar, duke folur në televizionin nacional ukrainas, tha se detyrë kryesore e Rusisë është ta tërheqë vëmendjen e forcave ukrainase nga rajoni i Bahmutit, ku zbatohet "një operacion i suksesshëm ushtarak ukrainas".

"Ata sulmuan pafund këtë javë. Por ushtarët tanë i rezistuan atyre sulmeve dhe ndonjëherë i shtynë ata prapa, duke u shkaktuar atyre humbje të mëdha," tha ajo.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR