Zelenski i vizitoi ushtarët në afërsi të vijës së frontit dhe u ndau dekorata
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e vizitoi rajonin e Donjeckut, në afërsi të vijës së frontit në Ukrainën lindore, njoftoi kabineti i tij, derisa ushtria ukrainase po zbaton kundërofensivë në atë zonë dhe në jug.
- Post By Sara Ademi
- 20:02, 26 qershor, 2023

Kiev, 26 qershor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e vizitoi rajonin e Donjeckut, në afërsi të vijës së frontit në Ukrainën lindore, njoftoi kabineti i tij, derisa ushtria ukrainase po zbaton kundërofensivë në atë zonë dhe në jug.
Zelenski "i vizitoi njësitë e forcave të armatosura të grupit operativ dhe strategjik në qytetin Horticia, së bashku me komandantin e forcave tokësore ukrainase, Oleksander Sirski, dhe dekoroi disa ushtarë", citohet në kumtesën e presidencës ukrainase.
"Dua t'ju falënderoj, t'ju shpërblej të gjithëve. Ukraina është krenare për secilin prej jush", tha Zelenski.
Nga fillimi i qershorit Ukraina zbaton kundërofensivë me qëllim që sërish t'i ndërmarrë territoret e pushtuara nga Moska në lindje dhe jug. sa/
foto: Arkivi i MIA-s