Zelenski i vazhdon gjendjen ushtarake dhe mobilizimin e përgjithshëm deri më 5 nëntor
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka nënshkruar dy ligje me të cilët vazhdohet gjendja ushtarake në vend dhe vazhdohet mobilizimi i përgjithshëm deri më 5 nëntor, raportuan mediat ukrainase.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:16, 25 korrik, 2025
Kiev, 25 korrik 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka nënshkruar dy ligje me të cilët vazhdohet gjendja ushtarake në vend dhe vazhdohet mobilizimi i përgjithshëm deri më 5 nëntor, raportuan mediat ukrainase.
Në komunikatën nga parlamenti ukrainas në Telegram theksohet se gjendja ushtarake është vazhduar nga 7 gushti për 90 ditë dhe se "afati për mobilizim të përgjithshëm është vazhduar për një periudhë të përshtatshme".
"Vendimet e tilla justifikohen me agresionin e armatosur të vazhdueshëm i Federatës Ruse kundër Ukrainës", thuhet në komunikatë.
Gjendja ushtarake në Ukrainë u vendos më 24 shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi një pushtim të Ukrainës, dhe që atëherë parlamenti ukrainas e ka vazhduar atë vazhdimisht, së fundmi deri më 7 gusht të këtij viti.
Foto: EPA