• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Zelenski i uroi Pashkët dhe e akuzoi Rusinë për shkelje të armëpushimit të Pashkëve

Zelenski i uroi Pashkët dhe e akuzoi Rusinë për shkelje të armëpushimit të Pashkëve

Kiev, 20 prill 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot e akuzoi Rusinë se po krijon "paraqitje të respektimit të ndërprerjes së zjarrit për Pashkët", duke thënë se Moska vazhdoi me sulmet gjatë natës pasi që presidenti rus, Vlladimir Putin kumtoi armëpushim të njëanshëm të zjarrit në Ukrainë.

"Në mngjesin e Pashkëve mund të konstatojmë se armata ruse po tenton të krijojë përshtypje të përgjithshme për ndërprerje të zjarrit, përderisa në disa rajone vazhdon me tentimet e izoluara për përparim dhe shkaktim të humbjeve për Ukrianën. Rusia duhet tërësisht t'i respektojë kushtet e ndërprerjes së zjarrit", shkroi ai në Telegram.

Ai shtoi se propozimi i Ukrianës për zbatim dhe vazhdim të armëpushimit për 30 ditë nga mesnata mbetet në tryezë.

Zelenski më tej deklaroi se ka pasur 59 raste të granatimeve ruse dhe pesë sulme nga njësi ruse.

Zelenski në kumtim të posaçëm, të gjithë t[ë krishterëve ua uroi Pashkët, duke cekur se "e keqja mund të ketë orën e vet, por Zoti do t aketë ditën e vet" dhe se herët apo vonë, e keqja do të tërhiqet dhe jeta do të fitojë. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR