• e martë, 26 nëntor 2024

Zelenski i "tronditur" nga mossuksesi i KB-së dhe Kryqit të kuq për të ndihmuar pas shkatërrimit të digës Kahovka

Zelenski i

Kiev, 8 qershor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se është i "tronditur" nga mossuksesi i Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq për të ndihmuar pas shkatërrimit të digës së madhe Kahovka, derisa kryeministri i tij bëri thirrje për ndihmë urgjente nga organizatat ndërkombëtare humanitare.

"Edhe pse katastrofa ndodhi para disa orëve, ata nuk janë këtu", deklaroi Zelenski për gazetat gjermane "Bild" dhe "Di Velt", si dhe për "Politiko".

"Nuk morëm përgjigje. Jam i tronditur", shtoi ai.

Kryeministri Denis Shmihal u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare humanitare të sigurojnë ndihmë urgjente.

"Okupatorët rusë as që tentojnë t'u ndihmojnë atyre njerëzve, ata i lanë të vdesin", tha Shmihal në gjuhën angleze në videon e publikuar në Telegram.

"Ju bëjmë thirrje të ndërmerrni përgjegjësi për evakuimin e njerëzve nga rajoni i Herosnit nën okupimin rus. Duhet t'i shpëtojmë jetët e njerëzve të cilët u dënuan me vdekje nga okupatorët", shtoi kryeministri ukrainas.

Zelenski në intervistë tha se ushtarët rusë kanë shtënë nga largësia derisa ishin në rrjedhë tentimet shpëtimtare.

"Sapo njerëzit tanë tentojnë t'i shpëtojnë, ata qëllojnë drejt tyre", tha presidenti ukrainas. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR