• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski i theksoi prioritetet kryesore për ministrin e ri ukrainas të Mbrojtjes

Zelenski i theksoi prioritetet kryesore për ministrin e ri ukrainas të Mbrojtjes

 Kiev, 7 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot i theksoi prioritetet kryesore nga të cilat duhet të udhëhiqet ministri i ri i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Kiev Independent në rrjetin social Iks (X) publikoi se Zelenski i dha Umerovit pesë prioritete, para së gjithash për ta forcuar rolin qendror të Ministrisë në mbrojtje.

 Prioritetet përfshijnë “ushtarin si vlerë më të rëndësishme, zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare, luftën kundër korrupsionit, ndërsa përmes digjitalizimit dhe reformimit të armatës sipas standardeve të NATO-s”, shkruan gazeta.

 Parlamenti i Ukrainës dje e miratoi emërimin e Umerovit ministër i Mbrojtjes, pasi Zelenski të dielën paralajmëroi shkarkimin e ish-ministrit Oleksej Reznikov të dielën, i cili më pas dha dorëheqje.

 Umerov (41) ka diplomuar për ekonomi, ka magjistruar në financa dhe ka punuar në telefoninë celulare, ka qenë investitor, ndërsa që nga viti 2020 është anëtar i grupit punues të Qeverisë që punon në strategjinë për t'i dhënë fund okupimit rus të Krimesë. Nga viti 2022 është në krye të Fondit për Pronësi Shtetërore, që njihet si një negociator i aftë.

Foto: EPA


  
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR