Zelenski i shkarkoi ministrat e Energjetikës dhe Drejtësisë nga Këshilli për Siguri kombëtare dhe mbrojtja e Ukrainës
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e shkarkoi ministren e Energjetikës Svitllana Grinçuk dhe ministrin e Drejtësisë German Galushçenko nga Këshilli për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje të Ukrainës.
- Post By Sara Ademi
- 18:30, 14 nëntor, 2025
Kiev, 14 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e shkarkoi ministren e Energjetikës Svitllana Grinçuk dhe ministrin e Drejtësisë German Galushçenko nga Këshilli për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje të Ukrainës.
Paraprakisht, Grinçuk dhe Galushçenko dhanë dorëheqje nga detyrat për shkak të hetimit të Byrosë Kombëtare për Luftë Kundër Korrupsionit (NABU) për keqpërdorime në sektorin energjetik.
Këshilli për siguri kombëtare dhe mbrojtje të Ukrainës është përbërë nga anëtarët e Qeverisë, drejtorët e shërbimeve të fshehta, prokurori i përgjithshëm, drejtorët e Bankës Qendrore dhe kryetar i Akademisë Nacionale të Shkencave të Ukrainës. Këshillin e udhëheq shefi ukrainas i shtetit, ndërsa sekretari merret kryesisht me detyra organizative dhe drejtpërdrejtë e njofton presidentin.
Rada Supreme më 18 nëntor do të debatojë për heqjen e dy ministrave nga detyra. sa/
foto: MIA arkivi