• e diel, 22 dhjetor 2024

Zelenski i bëri thirrje Vatikanit të kontribuojë në zbatimin e planit të paqes të Ukrainës

Zelenski i bëri thirrje Vatikanit të kontribuojë në zbatimin e planit të paqes të Ukrainës

Kiev, 6 qershor 2023 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje sot Vatikanit që të kontribuojë në zbatimin e planit ukrainas të paqes gjatë takimit me të dërguarin e Papës për luftën ruse në Ukrainë.

Kardinali italian Mateo Zupi, i cili u ngarkua nga Papa Françesku për të kryer një mision paqeruajtës dhe për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë, vizitoi Kievin.

Zelenski tha se ata diskutuan për situatën në Ukrainë dhe bashkëpunimin humanitar "brenda kornizës së formulës së paqes ukrainase".

“Vetëm përpjekjet e përbashkëta, izolimi diplomatik dhe presioni ndaj Rusisë mund të ndikojnë mbi agresorin dhe të sjellin një paqe të drejtë në vendin ukrainas”, shkroi Zelenski në rrjetet sociale.

" I bëj thirrje Selisë së Shenjtë të kontribuojë në zbatimin e planit të paqes të Ukrainës. Ukraina mirëpret gatishmërinë e vendeve dhe partnerëve të tjerë për të gjetur një rrugë për paqen, por duke qenë se lufta është në territorin tonë, algoritmi për arritjen e paqes mund të jetë vetëm ukrainas", shtoi ai.

Zelenski u takua me Papa Françeskun në Vatikan në maj, ndërsa më vonë pothuajse edhe nuk reagoi në perspektivën e çfarë do iniciative të papës për ta vendosur Ukrainën në pozita të barabarta me Rusinë, e cila e sulmoi në shkurt 2022. ls/

Foto: Profili në Fesjbuk i Zelenskit, skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR