• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski i bëri thirje SHBA-së që ta forcojë mbështetjen për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Zelenski i bëri thirje SHBA-së që ta forcojë mbështetjen për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Kiev, 7 prill 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se i ka urdhëruar ministrat e tij të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme që të intensifikojnë kontaktek me partnerët ndërkombëtarë veçanërisht me SHBA-në, për të siguruar sisteme të mjaftueshme për mbrojtje ajrore, përfshirë edhe bateritë "Patriot", para takimit të ardhshëm të formatit të Ramshtajnit.

Zelenski tha se janë duke u koordinuar dy pioritete: "Mbrojta ajrore, veçanërisht "Patriotët", dhe koordinimi i i vendosjes - marrja e vendimeve sa më afër që të jetë e mundur dhe zbatimi i të gjitha detajeve.

Ai shtoi se i ka fokusuar hapat e tij edhe te puna dypalëshe, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, "të cilët kanë kapacitet për të ndihmuar në parandalimin e çdo lloj terrori". 

"Nevojiten vendimet e duhura për të mbrojtur sa më shumë jetë të jetë nga sulmet balistike ruse. Forcimi i mburojës sonë ajrore do të thotë gjithashtu forcimi i diplomacisë", tha Zelenski.

Duke iu referuar sulmit të fundit raketor rus, presidenti ukrainas pretendon se disa nga raketat ishin lëshuar nga Deti i Zi dhe tha se partnerët e Ukrainës ishin në dijeni të anijeve dhe lokacioneve të cilat janë të përfshira. 

Ai beson se një armëpushim detar do të sjellë jo vetëm lundrim të sigurt dhe rrugë të sigurta të furnizimit me ushqime, por edhe siguri dhe paqe më të gjerë. qa/

Foto: EPA



 

QËNDRONI TË LIDHUR