• e martë, 24 dhjetor 2024

Zelenski: Hyrja e Ukrainës në BE nuk duhet të zgjasë me vite

Zelenski: Hyrja e Ukrainës në BE nuk duhet të zgjasë me vite
Kiev, 1 korrik 2022 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se Ukraina duhet sa më shpejt të anëtarësohet në BE dhe se procesi “nuk duhet të zgjasë me vite”. Skaj Njuz shkruan se procesi i pranimit për anëtarësim në Union zakonisht zgjat me vite, pasi vendet duhet të plotësojnë disa kritere ekonomike dhe politike. “Sot ne po nënshkruajmë një deklaratë të përbashkët, e cila është një sinjal i unitetit të të gjitha degëve të qeverisë dhe dëshmi e vendosmërisë sonë për të arritur qëllimin strategjik të Ukrainës – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”, shkroi Zelenski në Telegram. “Nënshkrimi i kësaj deklarate duhet të nënkuptojë njësoj si nënshkrimin e aplikimit për hyrje në ditën e pestë të luftës. Na u deshën 115 ditë për të arritur kandidaturën. Rruga drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë me vite, dekada. Duhet ta kapërcejmë shpejt atë rrugë”, ka shtuar Zelenski në Telegram. “Deri në çfarë mase është e mundur kjo varet nga ne. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë të përsosur për t'u mundësuar miqve tanë në Bashkimin Evropian që të marrin një tjetër vendim historik për ne po aq shpejt, në mënyrë të konsoliduar", shkroi presidenti ukrainas. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR