Zelenski: Holanda do të dërgojë madje 42 aeroplanë F-16 në Ukrainë dhe ky është vetëm fillimi
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot qëndroi në Holandë, ku në një bisedë me kryeministrin Mark Rute, arriti të dakordojë dorëzimin e madje 42 aeroplanëve F-16.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:06, 20 gusht, 2023
Hagë, 20 gusht 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, sot qëndroi në Holandë, ku në një bisedë me kryeministrin Mark Rute, arriti të dakordojë dorëzimin e madje 42 aeroplanëve F-16.
Zelenski publikoi fotografi me Ruten në kanalin e tij në Telegram dhe paralajmëroi se F-16 do të fluturojë në qiell mbi Ukrainë.
“Sot po bëjmë një hap tjetër drejt forcimit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Aeroplanët F-16 do t'i ç[rdorim për të mbajtur terroristët rusë jashtë qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës," ka shkruar ai.
Zelenski konfirmoi se kanë rënë dakord me Ruten që 42 aeroplanët F-16 do të dorëzohen në Ukrainë pas trajnimit të pilotëve dhe inxhinierëve. "Mark Rute dhe unë kemi rënë dakord për numrin e F-16 që do të dorëzohen në Ukrainë dhe ky është vetëm fillimi. Ju faleminderojmë, Holandë!”, tha ai.
Presidenti i Ukrainës, nga Holanda ka udhëtuar për në Danimarkë, ku do të takohet me kryeministrin Mete Frederiksen, anëtarë të familjes mbretërore dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit. Para Holandës, Zelenski e vizitoi Suedinë.
Foto: EPA