• e martë, 24 dhjetor 2024

Zelenski: Gjithsej 3.767 ukrainas u liruan nga robëria ruse

Zelenski: Gjithsej 3.767 ukrainas u liruan nga robëria ruse

Kiev, 21 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski deklaroi se 3.767 ukrainas janë kthyer nga robëria ruse, njofton Ukrinform, duke iu referuar publikimit në rrjetin social "Iks".

"Tortura, poshtërim dhe uri - kjo është ajo që populli ynë ukrainas po përjeton në burgjet dhe kampet ruse. Arritëm të sillnim në shtëpi 3.767 ukrainas. Pothuajse të gjithë kishin nevojë për trajtim dhe rehabilitim afatgjatë. Rusia vazhdon të arrestojë ilegalisht ushtarët tanë dhe të transferojë me forcë fëmijët", ka shkruar Zelenski.

Ai theksoi se së bashku me të gjithë personat në botë, që vlerësojnë jetën njerëzore, duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të liruar të gjithë personat e mbajtur nga Rusia. "Ne llogarisim në mbështetjen e Vatikanit dhe të gjithë partnerëve tanë", shtoi presidenti.

Ukrinform përkujton se më 19 tetor Ukraina arriti të lirojë 95 ushtarë nga robëria ruse, prej të cilëve 20 u dënuan me burgim të përjetshëm në Rusi për mbrojtjen e vendit të tyre nga agresori. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR