• e enjte, 14 nëntor 2024

Zelenski: Gjatë sulmit në Kiev është goditur një spital i fëmijëve

Zelenski: Gjatë sulmit në Kiev është goditur një spital i fëmijëve

Kiev, 8 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se në sulmet e sotme ruse është goditur spitali i fëmijëve në Kiev dhe sepse njerëzit kanë mbetur nën rrënoja.

"Ka persona nën rrënoja, ndërsa numri i saktë i viktimave ende nuk është i ditur. Për momentin të gjithë ndihmojnë që të pastrohen rrënojat - mjekët dhe persona e thjeshtë", shkroi Zelenski në rrjetet sociale.

Më herët Zelenski deklaroi se forcat ruse sot lëshuan dhjetëra raketa të drejtuara në disa qytete të Ukrainës dhe kryeqyteti po përballet me një sulm të rrallë ajror gjatë ditës.

"Terroristët rusë sulmuan edhe një herë masivisht Ukrainën me raketa. Qytete të ndryshme: Kiev, Dnjepër, Krivi Rig, Slavjansk, Kramatorsk. Më shumë se 40 raketa të tipeve të ndryshme. Janë dëmtuar ndërtesa të banimit, infrastruktura dhe një spitali i fëmijëve", theksoi Zelenski.

Shefi i administratës ushtarake në Kiev, Sergij Popko në Telegram publikoi se në sulmin e sotëm janë vrarë të paktën pesë persona. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR