• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Garancitë e sigurisë mund të futen edhe para përfundimit të luftës

Zelenski: Garancitë e sigurisë mund të futen edhe para përfundimit të luftës

Kiev, 11 shtator 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se Plani i Fitores tani synon të ndalojë Rusinë dhe ta parandalojë atë nga përsëritja e agresionit të saj.

Ai, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij finlandez Aleksandar Stub në Kiev theksoi se "garancitë e sigurisë mund të futen pasi të mbarojë lufta, megjithëse diçka ndoshta mund të bëhet edhe më parë".

"Sot, garancitë tona të sigurisë bazohen në parimet e një ushtrie të fortë ukrainase, praninë e kolegëve evropianë, "bekstop" amerikan, sanksionet dhe rindërtimin. Plani im kishte një model të ngjashëm, por bazohej në atë që duhet bërë tani, pa pritur fundin e luftës, dhe pastaj rusët do ta përfundojnë këtë luftë, tha Zelenski. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR