Zelenski: Fitorja e Ukrainës do të përcaktojë rrugën e kombit për brezat që do të vijnë
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se fitorja e Ukrainës tani do ta caktojë rrugën e kombit për gjeneratat që vijnë dhe do ta dëshmojë korrektësinë e vlerave të themeluara një mijë vjet më parë, publikoi Ukrinform.
- Post By Sara Ademi
- 16:57, 28 korrik, 2023
Kiev, 28 korrik 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se fitorja e Ukrainës tani do ta caktojë rrugën e kombit për gjeneratat që vijnë dhe do ta dëshmojë korrektësinë e vlerave të themeluara një mijë vjet më parë, publikoi Ukrinform.
"Për ne të fitojmë tani do të thotë të përcaktojmë rrugën e kombit për brezat që do të vijnë, të fitojmë do të thotë të mbajmë zotimet tona ndaj vlerave të të cilave u hodhën themelet atëherë - njëmijë vjet para jush dhe meje, është të zgjedhim të bashkohemi me botën, të zgjedhim të jemi pjesëmarrës në historinë botërore, të kemi të drejtën e historisë sonë kombëtare", tha Zelenski gjatë kremtimit të Ditës së sotme të shtetësisë në Ukrainë.
Ai theksoi se ukrainasit nuk besojnë se Rusia nuk do të dëshirojë të përsërisë agresionin e saj.
"Ne nuk besojmë se Rusia nuk do të dëshirojë të kthehet me agresion, edhe pasi të largojmë pushtuesit nga i gjithë territori ynë. Por fitorja e Ukrainës mund dhe duhet të jetë e tillë që të gjitha përpjekjet e armikut për t'u kthyer nuk do të dalin nga fantazia e sëmurë e atyre njerëzve jonormalë që bëjnë plane të tilla", vuri në dukje Presidenti i Ukrainës.
Zelenski përmendi se mbrojtja e vendit në këtë luftë që po bëhet për lirinë dhe pavarësinë e Ukrainës ka vendosur prioritete kombëtare dhe se është prioriteti më i lartë.
"Dëshira jonë për të fituar do të përcaktojë se si do të duket Ukraina në të ardhmen". E fuqishme. e Lirë. Evropiane. Një vend pa grindje të brendshme. Një vend që vlerëson unitetin e tij të brendshëm", tha Volodimir Zelenski. sa/
Foto: EPA