• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski e uroi Mercin

Zelenski e uroi Mercin

Kiev, 6 maj 2025 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski sot e uroi Fridrih Mercin pasi ai u zgjodh kancelar gjerman. 

Zelenski e uroi Mercin në platformën Iks, ndërsa porosinë e shkroi në gjuhën angleze, gjermane dhe ukrainase. 

“Ukraina është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e Gjermanisë dhe popullit të saj. Ndihma juaj shpëtoi mijëra e mijëra jetë të ukrainasve. Ne shpresojmë sinqerisht që Gjermania do të bëhet edhe më e fortë dhe se do të shohim një lidership më të madh gjerman në çështjet evropiane dhe transatlantike. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se e ardhmja e Evropës është në rrezik - dhe do të varet nga uniteti ynë”, theksoi Zelenski.

Gjermania është furnizuesja e dytë më e madhe me armë e Ukrainës pas SHBA-së. Megjithatë, Kievi vazhdimisht e kritikoi kancelarin e mëparshëm gjerman, socialdemokratin Olaf Sholc, për refuzimin e tij që të dërgojë raketa Taurus. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR