• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski e shqyrton mundësinë për krijimin e administratës ushtarake ukrainase në Rajonin Kursk

Zelenski e shqyrton mundësinë për krijimin e administratës ushtarake ukrainase në Rajonin Kursk

Kiev, 14 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski deklaroi se ka pasur takim kushtuar situatës së sigurisë dhe humanitare në zonën ruse Kursk, ku armata ukrainase zbaton një ofensivë të paparë ndërkufitare.

"Siguri, ndihmë humanitare, vendosje të administratës ushtarake nëse është e nevojshme", shkroi Zelenski në "Telegram", duke publikuar një video nga takimi me përfaqësues të lartë nga Kievi.

Në ndërkohë, zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshçuk njoftoi se Kievi planifikon të hapë korridore për evakuim të civilëve nga rajoni rus Kursk drejt Ukrainës dhe anasjelltas. Ajo shtoi se do të organizohen misione humanitare për mbështetje të popullatës lokale dhe do të sigurohet qasje në zonën e organizatave ndërkombërare humanitare. 

Vereshçuk, gjithashtu, deklaroi se Ukraina krijon "zonë të sigurisë" në Kursk që t'i realizojë këto qëllime. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR