Zelenski e ndërroi ambasadorin ukrainas në Britaninë e Madhe, Vadim Pristajko
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e ndërroi ambasaodrin e Britanisë së Madhe, Vadim Pristajko, transmetuan mediat britanike.

Kiev, 21 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e ndërroi ambasaodrin e Britanisë së Madhe, Vadim Pristajko, transmetuan mediat britanike.
Në dekretin e presidentit nuk jepen arsyet për ndërrimin e tij, por thuhet se Prisajko është larguar edhe nga funksioni përfaqësues ukrainas në Organizatën Ndërkombëtare Detare.
Britania e Madhe është aleate e fuqishme e Kievit pas invazionit të forcave ruse mbi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar.
Ambasadori Pristajko e kritikoi së fundmi presidentin ukrainas, duke shprehur keqardhjen për komentet e tij "sarkastike" për ministrin britanik të Mbrojtjes, Ben Vollas, i cili kërkoi nga lidershipi ukrainas të jetë më mirënjohës për ndihmën ushtarake që aleatët i japin Kievit, shkruajnë mediat franceze.
foto: EPA