• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski e nënshkroi ligjin me të cilin Krishtlindja në Ukrainë do të festohet më 25 dhjetor

Zelenski e nënshkroi ligjin me të cilin Krishtlindja në Ukrainë do të festohet më 25 dhjetor

Kiev, 28 korrik 2023 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot e nënshkroi ligjin për ndryshimin e datës së festës shtetërore Krishtlindjet nga 7 janari më 25 dhjetor, si pjesë e angazhimeve për "heqjen dorë nga trashëgimia ruse", njofton Kiev Independent.

Sipas ligjit të ri, Dita e shtetësisë së Ukrainës do të zhvendoset nga 28 korriku në 15 korrik ndërsa, më 1 tetor në vend se më 14 tetor do të shënoht Dita mbrojtësve të Ukrainës dhe e Shën Mërisë.

Kisha e pavarur ortodokse (autoqefale) e Ukrainës dje e miratoi kalendarin e ri julian, ndërsa ndryshimi në fuqi do të hyjë më 1 shtator.

Kjo do të thotë se data e festave fetare të Krishtlindjes do të zhvendoset nga 7 janar më 25 dhjetor. 

Deri vonë, si Kisha ortodokse e Ukrainës, ashtu edhe Katolikët grekë ukrainas e përdornin vetëm kalendarin julian, i cili përdorej edhe nga Kisha ortodokse ruse.

 "Populli ukrainas për një kohë të gjatë i është nënshtruar ideologjisë ruse në thuajse të gjitha segmentet jetësore, madje edhe Krishtlindjen e festonte sipas kalendarit julian", thuhet në elaborimin e vendimit që e votuan deputetët në Radën shtetërore nga mesi i korrikut.

QËNDRONI TË LIDHUR