• e shtunë, 05 tetor 2024

Zelenski: E ardhmja e Ukrainës po vendoset në lindje të vendit ku po zhvillohen luftime të ashpra

Zelenski: E ardhmja e Ukrainës po vendoset në lindje të vendit ku po zhvillohen luftime të ashpra

Kiev, 14 mars 2023 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, mbrëmë, në fjalimin e tij të rregullt para bashkatdhetarëve, deklaroi se e ardhmja e vendit të tij po vendoset në Ukrainën lindore, ku luftimet janë shumë të ashpra.

"Situata në lindje është shumë e vështirë dhe shumë e dhimbshme. Duhet ta shkatërrojmë fuqinë ushtarake të armikut dhe do ta bëjmë atë", tha Zelenski në video fjalimin e natës.

 Zelenski teksoi se ukrainasit tani po luftojnë për të ardhmen e vendit në Bilohorivka, Marinka, Avdijivka, Bahmut, Vuhledar dhe Kamianka, raportoi Si-En-Eni.

Presidenti ukrainas shtoi se ai është mirënjohës për të gjithë ushtarët që vunë jetën e tyre në vijë në ato beteja.

Zelenski veçanërisht u shprehu falënderim  ushtarëve të Brigadës 92 të Mekanizuar për operacionet e tyre të suksesshme në zonën e Bahmutit. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR