• e enjte, 12 shkurt 2026

Zelenski: Dua një datë konkrete për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Zelenski: Dua një datë konkrete për anëtarësimin e Ukrainës në BE

 Kiev, 12 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka bërë thirrje që çdo marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë të përfshijë një datë konkrete për pranimin e vendit në BE.

 Në një postim në rrjetin social X, Zelenski tha se Ukraina "do të bëjë gjithçka" që të jetë "teknikisht e gatshme" për të hyrë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2027 dhe se vendi do të përfundojë të paktën hapat kryesorë drejt anëtarësimit.

 "Dua një datë konkrete", ka shkruar ai. Zelenski paralajmëroi se nëse marrëveshja, që do ta nënshkrujnë ShBA, Rusia, Ukraina dhe Evropa, nuk përmban një datë specifike për anëtarësim, Rusia do të punojë për të bllokuar procesin - në mënyrë indirekte, përmes përfaqësuesve të caktuar evropianë, në vend që të veprojë vetëm.

 Ai e përshkroi anëtarësimin në BE si një garanci sigurie për Ukrainën, duke theksuar nevojën për detaje konkrete me një afat të caktuar kohor.

 Zelenski bëri presion për anëtarësimin në BE në vitin 2027 që në fund të janarit, pavarësisht skepticizmit nga disa vende evropiane. Ai atëherë tha se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të ishte një nga garancitë kryesore të sigurisë "jo vetëm për Kievin, por për të gjithë Evropën".

 Ukraina mbrohet nga pushtimi rus për gati katër vjet me mbështetjen e aleatëve perëndimorë.

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR