Zelenski: Dronët në Poloni janë një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm për Evropën
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bëri thirrje sot për një "përgjigje të fortë" pas rrëzimit të disa dronëve të dyshuar rusë në hapësirën ajrore polake, raportoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 11:10, 10 shtator, 2025
Kiev, 10 shtator 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bëri thirrje sot për një "përgjigje të fortë" pas rrëzimit të disa dronëve të dyshuar rusë në hapësirën ajrore polake, raportoi DPA.
"Moska gjithmonë i shtyn kufijtë e asaj që është e mundur dhe nëse nuk has në një reagim të fortë, ajo mbetet në një nivel të ri përshkallëzimi", njoftoi Zelenski sot në platformën X.
Ai e quajti incidentin e rëndë të sotëm "një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për Evropën", raportoi DPA.
Zelenski tha se të paktën tetë dronë rusë të prodhimit iranian kishin hyrë në hapësirën ajrore polake.
Qeveria polake deklaroi gjithashtu se dronët e rrëzuar kishin origjinën nga Rusia.
"Pauza e sanksioneve ka zgjatur shumë. Shtyrja e kufizimeve ndaj Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të saj do të thotë vetëm rritje e brutalitetit të sulmeve. Nevojiten armë të mjaftueshme për të penguar Rusinë", paralajmëroi Zelenski.
Ushtria ruse rifilloi sulmet ajrore mbi Ukrainën gjatë natës. Sipas Zelenskit, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në sulme.
Ai tha se Moska përdori rreth 415 dronë dhe më shumë se 40 raketa lundrimi, duke sulmuar 15 rajone të Ukrainës. sa/
foto: MIA