Zelenski: Dronë hungarez shkelën hapësirën ajrore të Ukrainës; Sijarto: Zelenski po e humb toruan
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha të hënën se dronët me gjasë që i takojnë Hungarisë, kanë shkelur hapësirën ajrore ukrainase përgjatë kufirit. Ky është incidenti i parë i tillë i raportuar.
- Post By Fami Bajrami
- 21:32, 26 shtator, 2025
Kiev, 26 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha të hënën se dronët me gjasë që i takojnë Hungarisë, kanë shkelur hapësirën ajrore ukrainase përgjatë kufirit. Ky është incidenti i parë i tillë i raportuar.
Në një deklaratë të postuar në rrjetin social X, Zelenski tha se forcat ukrainase kanë hasur ndërhyrje me dron mbi zonat kufitare dhe se vlerësimet paraprake sugjerojnë se dronët po "kryenin zbulim të potencialit industrial të zonave kufitare të Ukrainës".
"Kam urdhëruar që të kontrollohen të gjitha informacionet e disponueshme dhe të paraqiten raporte urgjente për çdo incident të regjistruar", tha Zelenski.
Ministri hungarez për Punë të Jashtme, Peter Sijarto i hodhi poshtë vërejtjet e Zelenskit duke shkruar në X: "Presidenti Zelenski po humb toruan për shkak të obsesionit të tij anti-hungarez. Tani ai po fillon të shohë gjëra që nuk janë."
We are starting to see a lot of things, Peter, including your government's hypocrisy and moral degradation, open and covert work against Ukraine and the rest of Europe, serving as a Kremlin lackey. No amount of your attacks on our President will change what we—and everyone—see. https://t.co/Te6Zgv7Q9o
— Andrii Sybiha 🇺🇦 (@andrii_sybiha) September 26, 2025
Ka ardhur përgjigjja nga ministri i jashtëm ukrainas, Andrij Sibiha. “Po fillojmë të shohim shumë gjëra, Peter, duke përfshirë hipokrizinë dhe degradimin moral të qeverisë suaj, punën e hapur dhe të fshehtë kundër Ukrainës dhe pjesës tjetër të Evropës, duke shërbyer si një ndihmës i Kremlinit”, shkroi Sibiha.
foto: arkivi