• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski drejtuar Trampit: Nëse mund ta ndalosh luftën për 24 orë, eja në Kiev dhe bëje këtë

Zelenski drejtuar Trampit: Nëse mund ta ndalosh luftën për 24 orë, eja në Kiev dhe bëje këtë

Kiev, 20 janar 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ftoi Donald Trumpin në Kiev, por me një kusht - për t'i dhënë fund luftës, siç mburrej në një rast.

Zelenski deklaroi se ish-presidenti amerikan është i mirëpritur ta vizitojë atë në kryeqytetin ukrainas për sa kohë që ai mund t'i japë fund luftës me Rusinë brenda 24 orëve, siç deklaroi dikur.

Trump u mburr se nëse do të ishte president, ai mund t'i jepte fund luftës menjëherë duke këmbëngulur për një marrëveshje midis Zelenskit dhe Putinit. Tramp e mbështeti këtë duke argumentuar se ai ka marrëdhënie të mira me të dy presidentët. Gjatë karrierës së tij politike, Tramp ka sulmuar vazhdimisht Putinin, i cili filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

“Po, të lutem, Donald, të ftoj në Ukrainë, në Kiev”, tha Zelenski në intervistë për "Kanal 4 njuz" britanik. “Nëse mund ta ndalosh luftën brenda 24 orëve, mendoj se do të mjaftojë të vish në Kiev, çdo ditë kur jam këtu”, tha Zelenski.

Presidenti ukrainas shtoi se nëse Tramp ka formulën për t'i dhënë fund luftës, ai dëshiron të dijë se çfarë është ajo.

“Politiko” shkruan se, megjithëse Ukraina dëshiron të ushqejë marrëdhëniet me kandidatin kryesor republikan për presidentin e ri amerikan dhe aleatët e tij përpara zgjedhjeve amerikane në nëntor, Zelenski ka çdo arsye për të qenë i kujdesshëm ndaj një njeriu që nuk ka oreks për të zgjatur mbështetjen e tij për rezistencën ukrainase kundër pushtimit rus. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR