• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski do ta prezantojë "Planin për fitore" para aleatëve

Zelenski do ta prezantojë

 Londër, 17 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski njoftoi se dje ka biseduar për "Planin për fitoren e Ukrainës".

 Presidenti ukrainas shtoi se plani përfshin disa pika: ushtarake, politike, diplomatike dhe ekonomike. 

 "Hapat e nevojshme janë qartë të definuara dhe do t'ia mundësojnë Ukrainës pozicione më të forta për arritjen e paqes - paqe të vërtetë dhe të drejtë", ka shkruar Zelenski në platformën Iks.

 Ai shtoi: "Asgjë e pamundur nuk ekziston në këtë plan. Mbi 90 për qind e saj tashmë është përpunuar".

 "Javën e ardhshme do ta prezantojmë Planin tonë për fitoren e aleatëve tanë. I jam mirënjohës të gjithë atyre në botë që qëndrojnë me Ukrainën dhe na ndihmojnë ta mbrojmë jetën", ka shkruar Zelenski. qa/

Foto: Arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR