• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski do të takohet me Makronin të hënën në Paris

Zelenski do të takohet me Makronin të hënën në Paris

Paris, 14 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron do të presë homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski në Paris të hënën me qëllim që vizita të jetë një "konfirmim i angazhimeve të Francës ndaj Ukrainës" dhe të "ruhet momentumi i punës së ndërmarrë për çështjen e garancive të sigurisë" për Kievin, njofton Pallati i Eliseut.

Kjo është vizita e nëntë e Zelenskit në Francë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022. Kjo "do t'i mundësojë Francës të riafirmojë angazhimin e saj afatgjatë ndaj Ukrainës dhe të vazhdojë momentumin e punës së ndërmarrë për çështjen e garancive të sigurisë" në kuadër të "Koalicionit të vullnetit", kumtoi zyra presidenciale.

Gjatë vizitës, Makroni dhe Zelenski do të flasin gjithashtu për "bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në fushat e energjetikës, ekonomisë dhe mbrojtjes", theksohet në komunikatë.

Foto: arkivi i EPA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR