• e enjte, 12 mars 2026

Zelenski do të bisedojë me liderët e rreth 30-të vendeve, të cilat e përkrahin Kievin

Zelenski do të bisedojë me liderët e rreth 30-të vendeve, të cilat e përkrahin Kievin

Kiev, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot do të zhvillojë biseda urgjente me liderët e rreth 30-të shteteve, të cilat e përkrahin Kievin për të marrë kushte korrekte për përfundimin e luftës me Rusinë.

Zelenski përmes një video lidhje do të bisedojë me liderët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës, si dhe me përfaqësuesit e Koalicionit të ashtuquajtur të të përgatiturve.

Ai tha se bisedat janë organizuar në shpejtësi, pasi Kievi po tenton t'i shmang kërkesat e presidentit amerikan Donald Tramp që marrëveshja paqesore për Ukrainën të arrihet shpejtë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR