Zelenski dhe Stoltenberg kanë biseduar për zhbllokimin e korridorit për grurë në Detin e Zi
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, kumtoi se përmes telefonit ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me zhbllokimin e Korridorit të Detit të Zi për grurin.

Kiev, 22 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, kumtoi se përmes telefonit ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me zhbllokimin e Korridorit të Detit të Zi për grurin.
"Me zotin Stoltenberg i kemi identifikuar hapat prioritar dhe të ardhshëm të domosdoshëm për zhbllokim dhe funksionim të përhershëm të korridorit për grurë në Detin e Zi", potencon Zelenski në publikimin e shkurtër në Tuiter.
Фото: МИА архива/Твитер