Zelenski dhe Rute paralajmëruan se do të diskutojnë për dërgesat e armëve në Ukrainë
- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbajtën një konferencë të shkurtër për shtyp në Bruksel para takimit të tyre me liderët evropianë.
Bruksel, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbajtën një konferencë të shkurtër për shtyp në Bruksel para takimit të tyre me liderët evropianë.
Rute theksoi se është thelbësore që Ukraina të marrë sisteme të mbrojtjes ajrore (ADF) dhe armatime të tjera për të mbrojtur infrastrukturën.
Zelenski e vlerësoi takimin si të rëndësishëm për sigurimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Ai tha se ka folur tashmë me presidentin francez Emanuel Makron dhe paralajmëroi takime me liderë të tjerë të BE-së në takimin e nesërm të Këshillit Evropian.
Sipas Rute, aleatët perëndimorë po punojnë për një mekanizëm për të financuar blerjen e armëve të prodhuara në Ukrainë për nevojat e tyre mbrojtëse
Në takimin e sotëm, përveç Zelenskit dhe Rutes, marrin pjesë edhe liderët e Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Danimarkës, Holandës dhe përfaqësuesit e institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian. Kryeministri britanik Kir Starmer dhe presidenti francez Emanuel Makron përfaqësohen nga ministrat e tyre të punëve të jashtme. ls/
Foto: Printskrin nga publikimi në Iks