• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zelenski dhe Rute nënshkruan marrëveshjen bilaterale të sigurisë

Zelenski dhe Rute nënshkruan marrëveshjen bilaterale të sigurisë

Kiev, 1 mars 2024 (MIA) - Presidenti i ukrainës, Volodimir Zelenski dhe kryeministri i Holandës, Mark Rute sot në Harkov nënshkruan marrëveshje bilaterale të sigurisë.

"Dokumenti përfshin dy miliardë euro ndihmë ushtarake nga Holanda për këtë vit, si dhe ndihmën e mëtutjeshme në mbrojtje në dhjetë vitet e ardhshme", publikoi Zelenski në Iks.

Ai shtoi se prioriteti i dokumentit është "sigurimi i mbrojtjes kundërajrore dhe artilerisë, me theks të veçantë në forcimin e forcave ajrore ukrainase".

"Marrëveshja e zyrtarizon qëndrimin parimor të Holandës për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, kompensimin e dëmit dhe thirrjen e agresorëve në përgjegjësi", ka vënë në dukje Zelenski.

Ai shtoi dhe se me dokumentin Holanda e mbështet anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe NATO. rq/mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR