• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski dhe Makron biseduan për situatën në Herson

Zelenski dhe Makron biseduan për situatën në Herson

Kiev, 7 qershor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir zelenski kumtoi se sot la pasur bisedë telefonike me presidentin francez Emanuel Makron për situatën aktuale në rajonin Herson dhe pasojat humanitare nga "akti terrorist rus", siç e quajti shkatërrimin e digës Kahovska.

"Biseduam për situatën aktuale në rjaonin Herson, pasojat ekologjike dhe humanitare nga akti terrorist rus dhe treguam për nevojat urgjente të Ukrainës për eliminim të pasojave nga katastrofa. Biseduam për mundësinë për shfrytëzim të mekanizmave ndërkombëtarë për të hetuar shkaqet e shpërthimit", shkroi Zelenski në Tuiter.

Ai shtoi se me makronin ka biseduar edhe për marrëveshjen me Agjencinë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) për rritje të kontrollit në bazë të centralit bërthamor Zaporozhje.

"U dakorduam ta vazhdojmë bashkëpunimin mbrojtës, posaçërisht për ta mbrojtur qiellin tonë. me padurim presim sa më parë fillimin e trajnimit për pilotët ukrainas. Biseduam për formatet e garancave për Ukrainën, pritjet nga Samiti i NATO-s në Vilnus dhe përgatitjet për Samitin global për paqen", informoi zelenski. ab/

Foto: Tuiter skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR