• e diel, 22 dhjetor 2024

Zelenski dhe Makron biseduan për "korridorin e grurit", nesër në Soçi takim Putin - Erdogan

Zelenski dhe Makron biseduan për

Kiev, 3 shtator 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski kumtoi se sot me telefon ka biseduar me kolegun e tij francez, Emanuel Makron për mënyrat që të sigurohet funksionimi i korridorit, të krijuar nga Kievi në Detin e Zi, si dhe lundrim të sigurtë të anijeve transportuese, pas tërheqjes së Moskës nga marrëveshja për eksport të grurit, njoftoi BTA.

"Biseduam për mënyrat që të sigrohet funksionimi i korridorit për grurin dhe të përforcohet siguria e rajonit të Odesës, në Ukrainën jugperëndimore", ka shkruar Zelenski në rrjetin social X (Tuiteri i mëparshëm).

Zelenski iu falënderua Francës për ndihmën ushtarake dhe u pajtua me Makronin që kompani franceze të marrin pjesë në Forumin e ardhshëm të industrisë së mbrojtjes në Ukrainë. Zelenski dhe Makron, po ashtu, kanë arritur marrëveshje që të fillojnë negociata për garanca bilaterale të sigurisë.

Претседателот на Русија и на Турција, Владимир Путин и Реџеп Тајип Ердоган денеска во Москва разговараат за решавање на кризата во сириската провинција Идлиб

Për "korridorin e grurit" në Detin e Zi, nesër në Soçi do të bisedojnë edhe presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan.

Akif Çagataj Kulç, këshilltar kryesor i Erdoganit për politikë të jashtme, paralajmori se Ankara po tenton ta bind Moskën që sërish t'i inkuadrohet marrëveshjes. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR