• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zelenski dhe Guteresh bënë thirrje për vazhdimin e nismës së Detit të Zi për drithërat pas 18 marsit

Zelenski dhe Guteresh bënë thirrje për vazhdimin e nismës së Detit të Zi për drithërat pas 18 marsit

Kiev, 8 mars 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh sot bënë thirrje për vazhdimin e marrëveshjes me Moskën që i lejon Kievit të eksportojë drithëra përmes porteve të Detit të Zi gjatë pushtimit rus.

Presidenti Zelenski pas bisedës me Gutereshin në Kiev tha se botës i nevojitet  nisma e Detit të Zi për drithërat, ndërsa lideri i KB-së e theksoi vlerën e marrëveshjes për sigurinë globale  të ushqimit dhe çmimet e ushqimeve.

Marrëveshja ishte lidhur në korrik të vitit të kaluar për 120 ditë, ndërsa në të cilin së pari ndërmjetësuan Kombet e Bashkuara dhe Turqia, në nëntor ishte vazhduar dhe do të rinovohet më 18 mars nëse asnjëra nga palët nuk kundërshtohet.

"Dua ta theksoj vlerën kritike  të 18 marsit të vazhdojë nisma e Detit të Zi për drithërat dhe puna e krijimit të kushteve për mundësimin e përdorimit më të madh të mundshëm  të infrastrukturës së eksportit përmes Detit të Zi në pajtim me qëllimet e nismës", deklaroi Guteresh në konferencën për shtyp në Kiev.

Zelenski, sërish shtoi se me Gutereshin u pajtuan se vazhdimi i marrëveshjes më 18 mars është "në mënyrë kritike e domosdoshme për botën".

Rusia, e cila sipas marrëveshjes nga korriku e ndërpreu bllokadën e tre porteve ukrainase në Detin e Zi, theksuan se pengesat për eksportin e saj bujqësor duhet të mënjanohen para se të vazhdojë marrëveshja.

Për të ndihmuar në bindjen e Rusisë që të lejojë Ukrainën të vazhdojë eksportin e grurit nga portet e Detit të Zi, një marrëveshje trevjeçare u nënshkrua gjithashtu vitin e kaluar, në të cilën Kombet e Bashkuara ranë dakord të ndihmojnë në lehtësimin e eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave.

Ukraina dhe Rusia janë furnizuesit kryesorë botëror të drithërave dhe plehrave.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR