
Kiev, 12 gusht 2022 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski përmes Tuiterit njoftoi se sot ka biseduar me Papa Françeskun.
“Është njoftuar mbi agresionin që Federata ruse po kryen në Ukrainë, me krimet e tmerrshme ruse”, shkroi ai.
“Falënderojmë Papën për lutjet e tij për Ukrainën.
Popullit tonë i duhet mbështetje e liderëve shpirtërorë botëror që t'i përcjellin botës të vërtetën për tmerret që agresori i kryen në Ukrainë", thekson Zelenski në postimin në Tuiter.