Zelenski bëri thirrje për "ndryshim të regjimit në Rusi" dhe konfiskim të pronës ruse
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë në "ndryshim të regjimit" në Rusi dhe ta konfiskojë pronën e saj.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:06, 31 korrik, 2025
Kiev, 31 korrik 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë në "ndryshim të regjimit" në Rusi dhe ta konfiskojë pronën e saj.
Zelenski foli përmes video lidhjes në konferencën e OSBE-së në Helsinki, me të cilën shënohet 50-vjetori i Marrëveshjes së Helsinkit, marrëveshje historike e vitit 1975 mes Perëndimit dhe Bllokut sovjetik, me të cilën u pranua pacënueshmëria e kufijve, parim i cili u shkel me agresionin rus ndaj Ukrainës.
"Besoj se Rusia mund të detyrohet ta përfundojë këtë luftë. Është ajo që e filloi dhe mund të detyrohet ta përfundojë", tha Zelenski disa orë pas sulmit të ri me raketa dhe dronë ndaj Kievit, ku jetën e humbën gjashtë persona.
"Por, nëse bota nuk dëshiron ndryshim të regjimit në Rusi, kjo do të thotë se edhe pas përfundimit të luftës, Moska do të vazhdojë t'i destabilizojë vendet fqinje", shtoi ai.
Zelenski, gjithashtu, bëri thirrje për konfiskim të pronës ruse.
"Është koha për konfiskim të pronës ruse, jo vetëm ngrirje. Konfiskimi dhe shfrytëzimi në shërbim të paqes, dhe jo të luftës", theksoi ai.
Konferencën në Helsinki e hapi Elina Valtonen, kryesuese me Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe minsitrja finlandeze e Punëve të Jashtme. Në Finlandë arriti edhe sekretari i përjgithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.
Marrëveshjen e Helsinkit të 1 gushtit të vitit 1975 e nënshkruan 35 shtete, mes tyre Bashkimi sovjetik dhe SHBA-ja, që rezultoi me themelimin e OSBE-së. mes parimeve kyçe të përmbajtura në dokumentin final të Helsinkit janë sovraniteti shtetëror, mospërdorimi i fuqisë dhe pacënueshmëria e kufijve.
"Shtetet pjesëmarrëse mes veti i konsiderojnë kufijtë e vet dhe kufijtë e të gjitha shteteve evropiane si të pashkelshme dhe prandaj tani dhe në të ardhmen përmbahen nga çfarëdo lloj sulmi ndaj atyre kufijve", ceket në tekst.
Këto obligime u sollën në pikëpyetje me invazionin rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, që shkaktoi krizën më serioze në historinë e OSBE-së.
Rusia, gjithashtu, është prëfaqësuar në helsinki, por zëdhënësja e Minsitrisë së saj të jashtme javën e kaluar paralajmëroi se nuk do të dërgojë prëfaqësues të lartë. ab/