• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zelenski bërë thirrje për forcimin e mbrojtjes ajrore në rajonin Harkov

Zelenski bërë thirrje për forcimin e mbrojtjes ajrore në rajonin Harkov

Kiev, 6 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski, e theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve për mbrojtje kundërajrore që do të mbrojë rajonin Harkov nga sulmet ruse, transmetuan mediat ukrainase.

"Terrori rus ndaj Harkovit vazhdon. Sulme të reja mbi qytetin dhe zonën. Janë dëmtuar ndërtesa banesore dhe infrastruktura civile. Për fat të keq, gjashtë persona u vranë. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe më të afërmve të tyre. Më shumë se 10 persona janë lënduar", shkroi Zelenski në profilin e tij në Fejsbuk.

Të gjitha shërbimet për ndihmë urgjente mbërritën në vendin e aksidentit dhe ua ofruan ndihmën e nevojshme të gjithë të pësuarve, siguroi presidenti.

"Duhet t'i japim fund këtij terrori. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të fuqizohet mbrojtja ajrore për rajonin Harkov. Edhe partnerët tanë mund të na ndihmojnë në këtë", theksoi Zelenski.

Më parë sot mediat ukrainase njoftuan se si rezultat i sulmit të sotëm rus të drejtuar në Harkov, gjashtë persona u vranë, ndërsa 11 janë plagosur. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR