• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën pas sulmeve të reja në Kiev

Zelenski bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën pas sulmeve të reja në Kiev

 Kiev, 7 maj 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot bëri thirrje për "presion dukshëm më të madh" mbi Moskën pas sulmeve vdekjeprurëse ruse në Kiev gjatë natës, në të cilat humbën jetën të paktën dy persona, raportuan mediat franceze.

Sulmi rus ndodhi pak para se një armëpushim treditor, i rënë dakord në mënyrë të njëanshme nga Kremlini, i cili duhej të hynte në fuqi sonte në orën 21 sipas kohës lokale.

 "Vetëm një presion dukshëm më i madh mbi Rusinë dhe sanksione më të ashpra mund t’i hapin rrugën diplomacisë", ka shkruar Zelenski sot në rrjetet sociale.

 Armata ruse dje vrau edhe katër banorë të rajonit të Donjeckut,  ndërsa plagosi 10 të tjerë.

 Guvernatori rajonal, Vadim Filashkin, në Fejsbuk saktësoi se të vdekurit ishin banorë të Kramatorskut, Poltavës, Jablonevkës dhe Sofievkës.

 

QËNDRONI TË LIDHUR