Zelenski bën thirrje për dorëzimin e sistemeve të premtuara për mbrojtjen ajrore para dimrit
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bën thirrje për dorëzimin e sistemeve të premtuara për mbrojtjea ajrore para dimrit.
Kiev, 16 shtator 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bën thirrje për dorëzimin e sistemeve të premtuara për mbrojtjen ajrore para dimrit.
"Të gjitha kontratat për furnizimin me sisteme për mbrojtjen ajrore, raketa të lidhura, si dhe kontratat për blerje duhet të përmbushen 100 për qind", tha Zelenski në video fjalimin e tij të mbrëmshëm. Ai përkujtoi premtimet e dhëna nga aleatët perëndimorë në takimet e fundit në Londër, Uashington dhe Paris, por nuk dha detaje konkrete.
Ukraina po mbrohet nga një pushtim i plotë rus për më shumë se tre vjet e gjysmë. Kievi ka frikë se forcat ruse do të nisin sulme të reja ajrore me raketa balistike dhe raketa kryqëzuese të drejtuara ndaj sistemit energjetik të Ukrainës gjatë dimrit. Kievi kryesisht mbështetet në sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore "Patriot" për mbrojtjen e tij.
Zelenski, gjithashtu, konkretisht përmendi kontrata për financimin e prodhimit të dronëve dhe armatën ukrainase si tërësi. "Financimi për dronët - kapaciteti ynë prodhues duhet të shfrytëzohet plotësisht", theksoi presidenti ukrainas.
Според него, „веќе се издвоени над две милијарди долари, а објавени се уште една и пол милијарда“, нагласи Зеленски. Додаде дека Киев, исто така, очекува одлуки од САД, особено во врска со системите за воздушна одбрана.
Ai theksoi se Ukraina po përgatitet të krijojë komplekse industriale të përbashkëta me partnerë nga jashtë.
Ai theksoi se ndalimi i makinerisë ushtarake të Rusisë është i mundur vetëm përmes potencialit të bashkuar të Evropës në aleancë me SHBA-në.
Presidenti ukrainas, gjithashtu, theksoi se Kievi planifikon një javë diplomatike aktive në Asamblenë së Përgjithshme të KB-së, njoftuan mediat ukrainase. qa/
Foto:EPA