Zelenski ateroi në Vilnus
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ateroi në Vilnus, ku liderët e vendeve-anëtare të NATO-s duhet të bisedojnë për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në Aleancë.

Vilnus, 11 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ateroi në Vilnus, ku liderët e vendeve-anëtare të NATO-s duhet të bisedojnë për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në Aleancë.
Presidenti i Ukrainës në Tuiter shkroi se nuk shikon "gatishmëri as për ftimin e Ukrainës në NATO dhe as të bëhet anëtare".
Në samit marrin pjesë edhe funksionarë të tjerë ukrainas, në mesin e së cilëve edhe ministri i Mbrojtjes i vendit, Oleksij Reznikov.
foto: EPA