• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski arriti në Uashington

Zelenski arriti në Uashington

Uashington, 16 tetor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski arriti në Uashington.

Një delegacion i lartë ukrainas tashmë ndodhet në Uashington për të përgatitur terrenin për takimin e Zelenskit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili është planifikuar për nesër.

Arritja e tyre pasoi pas një sërë takimesh në ditët e fundit, ndërkaq vjen kur Trump paralajmëroi edheu bisedime midis këshilltarëve amerikanë dhe rusë javën e ardhshme.

Shefi i kabinetit presidencial, Andrij Jermak, i cili e udhëheqë ekipin ukrainas, theksoi sot se qëllimi është "të përputhet me prioritetet dhe fushat kryesore të fokusit", duke shprehur shpresën për "vendime konkrete nesër".

Së bashku me Jermak, në Shtetet e Bashkuara ndodhen kryeministrja Julia Sviridenko, kreu i Këshillit për Siguri kombëtare, Rustem Umerov, ambasadorja Olga Stefanishina dhe zëvendësministri i Jashtëm Sergej Kishliqa.

Dje, delegacioni u takua me këshilltarin e Trumpit për Siguri kombëtare, Marko Rubio. Sot, ata mbajtën një takim me përfaqësuesin e Trumpit për Ukrainën, gjeneralin Kith Kellog. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR