• e enjte, 04 dhjetor 2025

Zelenski arriti në Shtëpinë e Bardhë

Zelenski arriti në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 17 tetor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski arriti në Shtëpinë e Bardhë para disa çastesh, kumtoi Skaj njus.

Ai u prit nga presidenti amerikan, Donald Tramp, me të cilin pozoi para kamerave.

Tramp para takimit tha se do të bisedojë me Zelenskin rreth bisedës së djeshme telefonike me presidentin rus, Vlladimir Putin.

"Mendoj se po arrijmë përparim të madh", tha Tramp. "Sot do të bisedojmë për atë. Do të bisedojmë për atë që ndodhi dje pas bisedës telefonike me Putinin. Mendoj se gjërat po shkojnë mjaft mirë. Filloi me Alaskën, ku, mendoj, u diskutuan disa drejtime të caktuara të të menduarit. Dhe dëshirojmë të shohim nëse mund ta arrijmë atë", tha Tramp. ab/

fotо: ЕPА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR